Thursday, November 20, 2025

Vllaznia, njofton transferimin e Antonio Delajt tek AF Elbasani. Reagojnë tifozët: Gabim i palalshëm, larguat një talent!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Antonio Delaj është një nga futbollistët e talentuar të brezit të fundit që ka nxjerrë Akademia e Futbollit Vllaznia. Falë aftësive të tija individuale teknike, skuadra e parë nuk hezitoi ta marrë në gjirin e saj, madje duke i dhënë minuta në ndeshje shumë të rëndësishme, ku Delaj e justifikoi, jo vetem me spektaklin në fushën e lojës, por edhe duke shënuar gola përcaktues për ekipin.

Ishte kjo arsyeja, që emri i tij filloi të lakohej bindshëm në qarqet e menaxherëve, madje, informacionet që vinin për Delaj bënin të ditur se preferohej nga skuadra të huaja, si dhe të Superligës shqiptare.

Por, çuditërisht, Delaj pati një sfumim të pakuptueshëm nga stafi teknik, sidomos i kohës Brdariç, duke e lënë tërësisht në hije. Situatë kjo që është komentuar jo pak nga analistët e futbollit, por edhe media nga ana e saj, duke kërkuar herë pas here sqarime nga tekniku gjerman për “persekutimin” e Delajt.

Dhe, vjen ky moment, që tashmë talenti i shumë komentuar i futbollit shkodran, del i panevojshëm për Vllazninë. Situatë që përfiton menjëherë Elbasani, një nga rivalet e kuqebluve duke e pritur me krahë hapur djaloshin e talentuar shkodran.

Në të tilla kushte, njoftimi zyrtar i KF Vllaznia për largimin e Delajt dhe arritjen e marrëveshjes me AF Elbasani për të mbajtur 30 % të kartonit, nuk është pritur mirë nga opinioni sportiv shkodran.

“Gabim i palalshëm, larguat një talent!”, shkruajnë ndër të tjera tifozët duke reaguar në postimin në fjalë, shoqëruar edhe me kritika për ndonjë afrim në merkato, që sipas tyre, nuk është në nivelin e duhur për t’i shërbyer Vllaznisë.

Tashmë, mbetet për t’u parë, dhe koha do ta vertetojë, sesa të drejtë ka klubi që e largoi, dhe sa tifozët që ishin kundër një gjëje të tillë.

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img