Saturday, August 23, 2025

(Video) Punimet në stadiumin “Loro Boriçi”, flet Gjozef Kulla, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Mirëmbajtjes së Objekteve Publike-Bashkia Shkodër

Lexo

Drejtoria e Përgjithshme e Mirëmbajtjes së Objekteve Publike prej disa javësh është përqendruar në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”, me qëllim që ky impiant sportiv të jetë gati për nisjen e sezonit të ri futbollistik.

Drejtori i Ndërmarrjes, Gjozef Kulla, në një intervistë për mediat u shpreh se është kryer një punë e rëndësishme si në pjesët e brendshme, ashtu edhe në ato të jashtme të stadiumit. sink Gjozef Kulla – Drejtor i Përgjithshëm – Ndërmarrja e Mirëmbajtjes së Objekteve Publike.

Ai shtoi gjithashtu se puna nuk do të ndalet këtu, pasi janë planifikuar edhe ndërhyrje të tjera.

Në lidhje me punën e kryer, kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, ka ndarë një video ku tregohet rikthimi në identitet i pjesës së ulëseve, ndërhyrjet në brendësi, si dhe një urim i veçantë për skuadrën e Vllaznisë: Stadiumi është gati ! Pas një pune të palodhur, nga punonjësit e mirëmbajtjes të Bashkisë Shkodër, Stadiumi “Loro Boriçi” është gati të presë tifozët e zjarrtë të Vllaznisë në nisjen e sezonit të ri futbollistik.  Sezoni i ri fillon këtu, aty ku Shkodra jeton me futboll!-shkruan në postim kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci.

(Video) Prononcimi i Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Mirëmbajtjes së Objekteve Publike Bashkia Shkodër, Gjozef Kulla, si dhe pamje nga punimet në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img