Sunday, August 24, 2025

Barazoi pa gola në start të kampionatit me Tiranën në shtëpi.Trajneri i Bylisit, Mirel Josa, i pakënaqur me rezultatin

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Bylisit, Mirel Josa, pas ndeshjes, Bylis-Tirana, 0-0

“Goli nuk mund të vijë vetëm në pjesën ofensive. Duhet të ishim më në gadishmëri, sidomos në pjesën e dytë, dy lojtarët e qendrës së mesit të fushës. Në 10 minutat e fundit pati disa shenja lodhje, pati disa probleme. Duhet të ishim pak më të duruar.

Ne ishim me një vendosje 4-3-3, duhet të ishin më efikasës mesfushorët në zonën kundërshtare. Nuk kishte shoqërim kur vinin krosimet nga krahët e fundit. Këtë problem e kanë edhe skuadrat e mëdhaja. Sot ishte ndeshja e parë zyrtare, do të shikojmë si do të përmbushim kërkesat tona për sulmues të parë.

Kishim epërsi numerike nga krahët. Kjo erdhi nga sulmet e shpejta, të Kamarasë. Gjendja e mirë e Përndrecës në mbrojtje na ndihmoi. Shoqëronte shumë mirë Peraltën. Në pasin e fundit kishim probleme. Mund të dilnim në disa raste në pozicion goli. E goditëm portën me Abazajn, por smund të bëhen të gjitha rastet gola. Duhet të jemi më kërkues në ditët në vazhdim”, u shpreh Josa.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img