Sunday, August 24, 2025

Mori 3-pikëshin e parë në hapje të kampionatit, tekniku i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç: Objektivi është gjithmonë larg. Europa, Final Four, Kupa, të gjitha!

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, pas ndeshjes, AF Elbasani-Flamurtari, 1-0

“Sot jemi shumë të kënaqur. Ishte e rëndësishme fitorja. Jam i kënaqur edhe me lojtarët si Beni, Bunjaku, tregojnë se janë gati dhe mund të them bravo çunat.

Pasi i fundit nuk ishte saktë. Goli erdhi nga presioni, nga gabim i tyre. Ishim afër dhe për golin e dytë dhe tretë, por problem pasimi i fundit sepse ne ishim afër portës së kundërshtarit. Dhe nuk kemi sulmuar mirë hapësirat para portës.

Jam pak nervoz. Jemi të pjekur, nuk dua frikë deri në sekondën e fundit. Ndoshta edhe java e parë, ishte edhe pak presion nga ne. Fillimi në shtëpi, tifozët, të gjitha dhe pengojnë pak.

Java e parë. Edhe Beni ndeshja e parë, Diallo ndeshja e parë nga fillimi. Kemi kohë, do rriten.

Pjesën e parë ishim shumë mirë, më mirë në krahun majtas. Edhe Trashi ka cilësi dhe eksperiencë. Në pjesën e dytë kapi ritëm Diallo dhe ishim në ekuilibër në të dy krahët. Objektivi është gjithmonë larg. Europa, Final Four, Kupa, të gjitha. Ne do provojmë, pastaj do shikojmë si do shkojmë”, u shpreh Gvozdenoviç.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img