Monday, August 25, 2025

Analiza e Arjan Bellait, pas Partizani-Vora, 1-0: Ndeshje e barabartë, nga një moment i pafatë pësuam një autogol

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Vorës, Arjan Bellai, pas ndeshjes, Partizani-Vora, 1-0

“Ky është futbolli, e pranojmë edhe humbjen. Kemi rrugë përpara, rruga është e gjatë. Kishim shumë kohë që përgatiteshim për Partizanin. Nga një moment i pafatë pësuam një autogol. Jam i gëzuar nga ekipi, kemi punë për të bërë. Jam shumë i kënaqur për luftën për shpirtin. Luajtëm si të barabartë, edhe pse për disa ishte ndeshje e barabartë. U mërzita për dëmtimin e Hasës, qe një nga më të mirët.

Hasaj deri tani doktori tha që ka kroçatë. Janë edhe disa futbollistë që sjanë fusur akoma në ekip. I futëm në pjesën e dytë. Në ndeshjen me Tiranën, jemi 100 % si ekip. Laçi është shtëpia jonë dhe duhet të japim maksimin për të marrë 3 pikëshin.

Dëmtimi në prishi punë. Kasalla dhe Bardhi pësuan ngërç. Duhet të bëjmë maksimumin të gjithë, ata që vijnë nga stoli, duhet të japim maksimumin. Koka është ulur, nuk ka në futboll luajte mirë bravo. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Tiranës.

Kasalla është çelës sigurie për çdo trajner, bën shumë mirë disa role. Ka dhënë më shumë si 8-të. Nuk ishte Karrica në ditën e tij më mirë. E kishim me detyrim zhvendosjen.

Kemi futbollistë, do të flasim me presidentin për ndonjë ndërhyrje në merkato. Dëmtimi i Hasajt ishte gjëja më e keqe e lojës. Uroj mos ketë dëmtime për asnjë ekip. Dëmtimet janë pjesë e lojës”, u shpreh trajneri Bellai.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img