Ballina Ekipet Kombëtare KFF Vllaznia eliminohet nga Champions League, Dinamo Minsk fiton në Shkodër

KFF Vllaznia eliminohet nga Champions League, Dinamo Minsk fiton në Shkodër

KFF Vllaznia në futboll për femra i ka dhënë fund aventurës në UEFA Women’s Champions League pas humbjes në “Loro Boriçi” ndaj Dinamo Minsk me rezultatin 1-2.

Skuadra mysafire kaloi në avantazh në minutën e 45-të me golin e Liya Tsikhamirava, ndërsa në minutën e 54-të ishte Anna Pilipenko që dyfishoi shifrat në favor të bjelloruseve.

Kuqeblutë nuk u dorëzuan deri në fund, duke arritur të shënojnë golin e nderit me Arbiona Bajraktarinnë minutën e 88-të, por nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes dhe kualifikimit.

Pavarësisht eliminimit, Vllaznia tregoi karakter dhe shpirt gare, duke u duartrokitur nga tifozët shkodranë që mbeten krenaria e futbollit shqiptar për femra.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu