Kategoria e Parë e futbollit shqiptar do të luhet në dy ditë, e shtunë dhe e dielë. Sot, në program janë pesë ndeshje, ndërkohë që çifti i fundit, ai Lushnja-Skënderbeu është planifikuar të luhet të dielën.
Në duelet e sotme paraqiten përballje mjaft interesante, mes të cilave spikat ajo mes skuadrave fqinjë, Laçi-Kastrioti. Dy skuadra këto që kanë përvojë në kategorinë e Superligës, sidomos Laçi, i cili ka bë pasur rezultate shumë pozitive edhe në Kupat e Europës. Por, në të njëtën kohë me shumë interes priten e dy përballjet e tjera Iliria-Pogradeci me Apolonia-Luftëtari.
Kalendari i Kategorisë së Parë-Java e dytë
Sot
Iliria – Pogradeci
Korabi – Besa
Apolonia – Luftëtari
Burreli – Kukësi
Laçi – Kastrioti
Fatos LAMAJ



