Wednesday, September 3, 2025

(Video) “Maratona e Shkodrës”, më 14 shtator, për herë të parë një format i tillë, me pjesëmarrjen e grupmoshave të ndryshme nga e gjithë bota. K/Trajneri i Atletikes Albert Marashi, jep detaje rreth aktivitetit

Lexo

Në Shkodër ka pasur edhe më herët organizime të maratonave të atletikës, por këtë radhë, më datë 14 shtator 2025, Shoqata  e Atletikes Vllaznia me kryetar, Albert Marashi, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Federatën Shqiptare të Atletikës, do të organizoj një Maratonë të një përmase dhe forme krejt tjetër, e para e këtij lloji në qytetin verior.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, kryetari i Shoqatës së Atletikës Vllaznia, Albert Marashi, njëherazi edhe Kryetrajner i Atletikës Vllaznia, jep detaje më të shumta rreth aktivitetit në fjalë.

Ndër të tjera, kryetrajneri Marashi, shprehet i kënaqur për interesimin e shfaqur nga të gjitha grupmoshat, shumë prej të cilëve i përkasin shteteve të huaja nga vende të ndryshme të botës, deri në Argjentinë.

(Video) Prononcimin e plotë të kryetarit të Shoqatës së Atletikës Vllaznia, Albert Marashi, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img