Sunday, November 24, 2024

Xhudo shpall më të mirët e vitit në prezencen e ambasadorit japonez. Shkodrani Xhovani Shkoza shpallet sportisti më i mirë i vitit 2020

Lexo

Federata Shqiptare e Xhudos ka bërë shpërndarjen e diplomave për gradën 1, 2 dhe 3 dan. Më pas janë licencuar për një periudhë 3-vjeçare specialistë e trajnerë të këtij sporti. Po kështu është shpallur Indrid Çullhaj xhudisti më i mirë ndër vite, ndërsa Xhovani Shkoza sportisti më i mirë i vitit 2020. Federata Shqiptare e Xhudos nuk ka harruar të japi dhe mirënjohje për ato që pasqyrojnë e mbështesin këtë sport, ndërsa një e tillë ka shkuar dhe për drejtoreshën e klubit shumësportësh Tirana, Deborah Keçi.

Në këtë ceremoni ka qenë i pranishëm dhe ambasadori i Japonisë në Tiranë, Takada Mitsujuki.  “E vlerësoj shumë prezencën time në këtë ceremoni nderimesh e vlerësimesh të Federatës Shqiptare të Xhudos. Jam shumë i impresionuar nga pjesëmarrja. Mbi të gjitha vlerësoj promovimin që bën Federata Shqiptare e Xhudos dhe besoj se me këtë masivitet do të ketë shumë shpejt rezultate të mira”.

Ndërkohë pas vlerësimeve e nderimeve është zhvilluar dhe një turne për fëmijët në xhudo. Ditë më parë ambasadori japonez Mitsujuki ka patur dhe një takim me presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ndërsa jep mendimin e tij për delegacionin shqiptar që do të jetë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

“Nga biseda me presidentin Ylli u informova se 5 sportistë do të jenë pjesë e delegacionit shqiptar në Tokio. Unë shpresoj që Tokio t’i mirëpres ato dhe i uroj të kenë rezultate të mira në Lojërat Olimpike. Kemi nevojë për nxjerrje në pah të vlerave sportive të të dy vendeve”.

Shumë i emocionuar për suksesin e arritur xhudisti shkodran, Xhovani Shkoza, i cili menjëherë pas përfundimit të ceremonië prcjell një postin në profiling e tij FB:

… Falemners zotit per gjithcka, falemners mams e babs qe sa her i shoh mbajn mos mu dorzu…falemners Luigjit e Aurors qe mkan nej afer ncdo hap… falemners nans se mbjen ne humor cdo her…falemners familjes se judos , shokve te ekipit per cdo emocion qe m kan dhuru , fitoret dhe humbjet e fakti qe i kam nda me ju e ka ba ma tbukur ket gja… falemners Angjit qe mpyt ” si je” kur duhet… E nisa me pjesen qe ka ma rensi . Sportisti i vitit 2020

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img