Skënderbeu-Devolli 1-0(Shënues: Ukici 35’)
Skënderbeu:Dervishaj,Gift,Randi,Vaskez,Zenullari,Emanuel,Hasa,Musa,Tajo,Çuçka,Ukiçi(U aktivizuan: Alia,Vangjeli,Shaqe,Nasr,Gjini,Janaqi,Gjata,Ilsami). Trajner: Ernest Gjoka
Devolli:Beqiri,Cuko,Pere,Ivani,Kapllani,Demiri,Longo,Ferhati,Silva,Staro,Ago(U aktivizuan: Medolli,Anderson,Zhunior,Ivani,Këndezi,Meka,Burimi,Ametlli,Becolli,Fezo). Trajner:Erindi Maneshi
Gjyqtarë:Ervin Kotemelo,Shpëtim Shaholli,Bariokels Hamzaj
Ndeshja miqësore mes Skënderbeut dhe Devollit nisi e qetë në stadiumin “Skënderbeu”, nën praninë e pak sportdashësve që ishin vendosur në tribunën qëndrore. 20 minutat e para nuk kishin thuajse asnjë rast,me Skënderbeun që sulmon dhe Devollin që mbrohet.
Miqtë duket që janë të vendosur mirë dhe besojnë më shumë te kundërsulmi, ndërkohë që Tajo, Musa dhe Ukiçi e Çuçka në vijën e parë të sulmit, marrin pak topa nga reparti i mesit të fushës dhe për pasojë porta e Beqirit të Devollit nuk rrezikohet asnjëherë,madje deri në minutën e 30-të.
Në minutën e 32-të është Silva për miqtë që kroson në zonën e Skënderbeut dhe Pere del huq paksa diagonal, kishte mundësi të rrezikonte seriozisht portën vendase.
Duheshin 33 minuta lojë që Skënderbeu të zbriste për herë të parë rrezikshëm. Është Musa që nga e majta e sulmit futet në zonë dhe përballë portierit Beqiri,ja jep topin në duart portierit devolli. Rasti i parë për këtë ndeshje në kaq shumë minuta.
Në të 35-ën minutë është Skënderbeu që shënon. Gift nga e djathta e sulmit kroson në qendër dhe Tajo pasi e stopon ne gjoks ja kalon Ukiçit dhe ky i fundit shënon përballë portierit mik,duke i çuar shifrat 1-0 për Skënderbeun.
Më pas deri në përfundim të pjesës së parë nuk ka raste dhe 45 minutëshi mbyllet me avantazhin e Skënderbeut 1-0.
Pjesa e Dytë
Pjesa e dytë starton direkt me rast të artë për Skënderbeun për të shënuar të dytin. Është Ukiçi që kroson nga e djathta në qëndër dhe Çuçka godet shtyllën e djathtë pingule,por shpëton për mrekulli porta e Devollit.
Devolli gabon me anë të sulmuesit Ago që te pesë metërshi gjuan në mënyrë të gabuar jashtë.
Më pas është Tajo me kokë për Skënderbeun që gjuan dhe topi përfundon ngjitur me shtullën e majtë pingule të Devollit.
Një minutë më pas Gjoka hedh në fushë Gjatën,Nasr,Alia,Ilesami,Vangjeli,Shaqe,Gjini dhe Janaqi pra thuajse gjithë stolin.
Më tej loja ka të njëjtin ritëm,ndërkohë që mungojnë rastet për shënim,duke pasur më shumë duele ajrore dhe dyluftime në mesin e fushës edhe pse Skënderbeu kujtohet hera-herës të krijojë ndonjë zbritje por jo të rrezikshme.
Gjashtë minuta nga fundi ka nga një rast respektiv për të dy skuadrat,port ë dy herët topi përfundon jashtë dhe të dy ekipet duket se në fund u pajtuan me këtë rezultat.
Kështu Skënderbeu fiton testin miqësor ndaj Devollit 1-0 me një gol që në pjesën e parë të shënuar nga Ukiçi.
Fatos LAMAJ



