Sunday, September 7, 2025

Konkurencë e madhe tek Vllaznia për një vend titullari. Tekniku Edi Martini, ka në dispozicion dy formacione

Lexo

Merkato e verës ka sjellë një mori lëvizjesh te Vllaznia, me kuqeblutë që kanë bërë 11 largime dhe 8 afrime të reja në organikën e tyre. Duke ndryshuar shumëçka në krahasim me formacionin e sezonit të shkuar, ku tashmë kuqeblutë janë të kompletuar në çdo repart dhe të dubluar në çdo pozicion.

Ku Martini mund të ndërtojë dy formacione të plota me futbollistët që ka në dispozicion këtë sezon, duke sjellë një konkurrencë që besohet ta ndihmojë skuadrën drejt realizimit të objektivave ambiciozë që kanë 9 herë kampionët e vendit tonë. Kështu pas një vëzhgimi të “Panorama Sport” janë formuar dy formacione me lojtarët që janë aktualisht pjesë e kuqebluve. Ku janë munduar të përshtaten rolet natyrale të të gjithë lojtarëve dhe duke konsideruar edhe arritjen e formës ideale të secilit prej tyre.

Prandaj në këtë mënyrë formacionet janë hipotetike dhe bazuar në skemën 4-3-3 ose atë 4-2-3-1 bazuar në rolet dhe pozicionet natyrale që mbulojnë futbollistët në fushën e lojës. Në këtë mënyrë formacioni i parë i kuqebluve, bazuar në një vendosje 4-3-3 do niste me Jukajn në portë. E teksa në mbrojtje nga e djathta do ishte i vendosur Gurishta e në të majtë, Jago. E ndërsa qendër mbrojtjen do e kompletonin Gjini dhe Kuros. Mesfusha mes muskujsh dhe fantazisë do i besohej treshes, Dros, Krymi dhe Kallaku. Teksa në sulm do udhëhiqte si gjithmonë kapiteni Balaj, që nga krahët do kishte mbështetjen e Kastratit dhe Malës.

Por, alternativat për të konkurruar 11- shen e parë të kuqebluve do ishin me të vërtetë serioze. Ku edhe formacioni i futbollistëve që ngel prezanton disa lojtarë që patjetër mund të jenë kandidatë për një fanellë titullari në të ardhmen. Kështu formacioni i “dytë” do formohej nga Pohls në portë. Një mbrojtje nga e djathta në të majtë e vendosur me Salën, Bajramin, Pusin dhe Hakajn e ndërsa mesfusha do kishte shumë fantazi me Tafilin e Muratajn që do kishin edhe mbështetjen e Qatos.

Sulmi do t’i besohej Bismark, i ardhur së fundmi, me ganezin që do të kishte krah tij dy lojtarë të rinj si Kubazi dhe Ara. Patjetër këto janë vetëm disa variante bazuar në organikën aktuale të kuqebluve dhe në një skemë ku mund të përshtaten të gjithë sipas roleve përkatëse. Por, që në të ardhmen me siguri do ketë një vendosje ndryshe të shkodranëve bazuar kjo në atë çfarë do kërkojë të paraqesë trajneri Edi Martini.

 Endri ÇINARI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img