Triathlon Labeat 2025, është aktiviteti i radhës i organizuar nga Shoqata e Sportve të Ujit, Shkodra Sport me drejtues Kliti Hoti dhe Elvis Bilali dhe Bashkia Shkodër nën kujdesin e Federatë Shqiptare të Triathlon.
Një aktivitet ky që përmbledh tre disiplina, notin, çiklizmin dhe vrapimin, konkurues të të cilit ishin mbi 80-të pjesëmarrës nga Shqipëria dhe rajoni, por edhe të huaj të shumtë nga disa shtete Europiane.
Në konkurimin individual me tre disiplina, not në distancen 750 m, 20 km biçikletë, 5 km vrap(distanca Sprint), për meshkuj, figurën më të mirë sportive e bënë Eduard Dalla nga Tirana, njëkohësisht edhe President i Federatës Shqiptare të së Triathlonit, i cili fitoi triumfoi ndaj dy shkodranëve, Elhad Loshi dhe Bledar Mesi.
Ndërkohë, për femra, fitues e vendit të parë është shkodranja Irma Temali, duke lënë pas rivalet e saj, Keti Gjipali nga Tirana dhe Arina Magnin nga Zvicra.
Gara e stafetës u fitua nga ekipi i Shkodrës duke pasur si konkurues: Arbër Hysa, Luis Margjnoni dhe Diamant Poja. Në vend të dytë ishte ekipi i përbërë nga Hera Mesi, Elsar Balaj dhe Arbi Toti dhe në vend të tretë, treshja Andi Mula, Shpëtim Kurtaj dhe Florjan Balaj.
Rezultatet Edicionit të 13-të të Triathlon Labeat janë si më poshtë:
Meshkuj:
Vendi i parë: Eduard Dalla
Vendi i dytë: Elhad Loshi
Vendi i tretë: Bledar Mesi
Femra:
Vendi i parë: Irma Temali
Vendi i dytë: Keti Gjipali
Vendi i tretë: Arina Magnin
Vendi i parë: Ekipi Invincibles Kuq e Blu
Vendi i dytë: Ekipi Kampionët
Vendi i tretë: Ekipi Skodrinon
Vlen të theksohet se për mbarëvajtjen e aktivitetit, krahas sponsorve të ndryshë, Maltezer Ndihmon Shqipërinë, pija energjike Red Bull, uji Duka, etj, dhanë ndihmesën e tyre Policia Bashkiake e Shkodrës dhe Policia e Shtetit, të cilat për dy orë e 30 minuta sa zgjati aktiviteti, mbajtën të bllokuar dhe nën kontroll aksin rrugor, Ura e Bunës-Shirokë dhe anasjelltas.
(Video) Pamje nga zhvillimi i aktivitetit, si dhe sinkronet e fituesve, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU