Botërori 2026/ Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Letoni

Lexo

- Reklamë -spot_img

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se nga kjo e mërkurë nis shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Takimi do të zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Air Albania”, në ora 20:45. Biletat mund të blihen vetëm online, në linkun e mëposhtëm:

Biletat e ndeshjes Shqipëri – Letoni

Procedura se si blihet bileta online:

  • Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.
  • Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
  • Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

FSHF bën me dije se për këtë ndeshje, ndryshe nga ndeshjet e kaluara, sektorët N101, N102, N103, N104, N105, S102, S103, S104, V101 dhe V102 do të jenë të mbyllur, sipas vendimit të FIFA-s.

Ky vendim është marrë si pasojë e sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjeve të mëparshme, përfshirë këngë me përmbajtje ofenduese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, gjeste apo mesazhe të papërshtatshme, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Tirana, “poker” ndaj Vorës. Dopieta e Hazrollaj dhe Xhixha e Hazrollaj, fiksojnë fitoren e thellë 4-0

Tirana-Vora 4-0(Shënues: Kis 14', 51',81') Tirana:Bekaj,Ilievski,Kollej(Vitija 62’),Staniç,Ndong,Vogli(Mysloviç 62’),Krymi,Berisha(Daci 62’),Hazrollaj,Xhixha(Tare 77'),Kis(Maçi 83') Trajner:Dean Klafuriç Vora:Harizaj,Zuna,Shiba,Shehi,Dionellis(Vrapi 57’),Frroku(Hasaj 71’),Kashari,Barjamaj(Trajkov 46’),Karrica(Halabaku 46’),Pedro,Gjyla(Daka 46’) Trajner:Arjan Bellai Gjyqtarë:Silvio...
- Advertisement -spot_img