Zyrtare-Shkodrani-Amerikani Klajdi Kiri, 2.08 metra, firmos për Vllaznia Basket Meshkuj

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kishte dy vite që e kërkonte me ngulm, dhe më së fundmi, Vllaznia e basketit meshkuj ka bërë realitet një nga blerjet e saj më cilësore. Bëhet fjalë për Klajdi Kirin, basketbollistin shqiptaro-amerikan me një shtatlartësi të spikatur, 2.08 metra, i cili ka një karriere të pasur sportive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një basketbollsit që ka lindur dhe rritur në Amerikë me prindë shkodranë, ku tradita e sportit është prezente në familjen “Kiri”, kur kemi parasysh se babai i tij, Genti Kiri ka qënë pjesë e Vllaznisë kampionë në Handball.

Përmes një njoftimi  për shtyp, Shoqata e Basketbollit Vllaznia ka shprehur kënaqësinë që arriti të firmosë me Klajdi Kirin duke pasur besim të plotë se prania e tij në formacionin kuqeblu do ta ndihmojë Vllazninë në realizimin e objektivave të saj.

Njoftimi zyrtar i KB Vllaznia

ZYRTARE

Jemi të lumtur të njoftojmë firmosjen e lojtarit Klajd Kirit

Shkodran i rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , 2.08m i gjatë që luan në pozicionin Qendër .

Klajdi ka luajtur për kolegjin Ave Maria në Florida dhe tashmë rikthehet në Shkodër për të na ndihmuar në arritjen e objektivave tona .

Mirë se vjen në familjen tonë, Klajd!

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Barazim pa gola në duelin e Fushë Krujës, Iliria-Pogradeci

Iliria-Pogradeci 0-0 Kartonë të verdhë:Gjikolaj 50'/Lleshaj 28',Kasmollari  60',Samake 65',Preknicaj 81',trajneri Çela 93' Kartonë i kuq:Kuli 44' Iliria:F.Hasaj,A.Selmani,Gjikolaj,Jahaja,Kithambo(Kosie 92'),Markoçi,Osma,Jakubu(R.Hasaj 79'),Çuçka(Gjuzi 87'),Mustafa(Olola 79'),Abdulaje Trajner:Dritan...
- Advertisement -spot_img