Sunday, January 11, 2026

Trajneri i bardhebluve, Roberto Bordin, debuton me barazim ndaj Flamurtarit

Lexo

- Reklamë -spot_img

 

Prononcimi i trajnerit të Tiranës, Roberto Bordin, pas ndeshjes, Tirana-Flamurtari, 1-1

“Ne ndamë pjesët, ishte ndeshje e hapur, mund të bënin gol ata, por edhe ne me Mensah dhe Tabekun. Kishim pak vështirësi në pjesën e dytë me kundërsulmet, ishim shumë poshtë. Ndaj vendosa Haxhiun në të djathtën, që të bllokonim krosimet e tyre nga e majta.

Jam i kënaqur për sakrificat që bënë djemtë, në një ndeshje të vështirë. Sidomos në minuat e fundit ku patëm vështirësi fizike, jam i kënaqur për paraqitjen, që Tabeku mund të shënonte me kokë në minutën e fundit. Është fillimi dhe ka përmirësime për të bërë në shumë gjëra, është normale që ka vështirësi.

Skema? Të shohim situatën, kush do rikuperojë. Sot kishim edhe të dëmtuar. Me kthimin e Dembele dhe Metës kemi më shumë zgjedhje për të bërë mbrojtjen me tre. Të shohim këtë javë dhe cilët lojtarë kemi në dispozicion.

Në 15-20 minutat e fundit vuajtëm, nuk mundëm të mbyllnim krahun e majtë të sulmit të tyre, Haxhiu bëri punë të mirë në mbulim dhe rinisje. Ishim në vështirësi, me mesfushorët që zbritën poshtë dhe nuk mund të ringriheshin. Ishte zgjedhje, se ishim në vështirësi”, tha ai për RTSH Sport.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img