Thursday, September 18, 2025

Glen Daja: Nuk e meritonim humbjen me Elbasanin: Dinamo ka bërë një ndeshje perfekte, e kuqja na rëndoi në fushën e lojës!

Lexo

Prononcimi i zv.trajnerit të Dinamos, Glen Daja, pas humbjes me Elbasanin 1-0  

“Unë do e ndaja ndeshjen në dy tablo, para të kuqes dhe pas saj. Deri në minutën e 30 ishim dominues dhe po e vinim kundërshtarin shpeshherë në vështirësi. Pas të kuqes, që nuk e mora vesh pse ishte, nuk dua të krijoj alibi që ishte faji i arbitrit apo jo, patëm vështirësi se ishim me 10 lojtarë në fushë. Tentuam të bënim gjithçka për gjithçka e shënonim golin e barazimit.

Edhe kur hyra në dhomat e zhveshjeve pas ndeshjes, u thashë çunave që nëse do shmangnim mënyrën se si pësuam gol, në një rivënie anësore e moment mos përqendrimi, ndeshja ishte perfekt. Kishim edhe rastet tona. Duhet të përshëndes lojën e Vilës se ka bërë shumë mirë fazën e sulmit dhe mbrojtëse. E dinim që kjo ndeshje do kishte agresivitet të lartë dhe tranzicione shumë të forta, ua kishim kërkuar lojtarëve.

Ia vlen të kujtohet që kishim mungesën e Gundo, Nani, Qefalija që nuk luante nga minuta e parë për shkak të gjendjes, mungesa e Alijit që doli me të kuq. Në pjesën e dytë luajtëm me 4-3-2, deri në minutën e 70 ekipi konsumohet, nuk kishim forcën e duhur të sulmonim. Duke bërë zëvendësimet, ekipi u rifreskua, ia arritëm atë që deshëm, por pa realizuar golin që kërkonim.

Vila është një 9-sh, por sepse i duhet ekipit, jemi munduar ta fusim të brendshëm, duke u përshtatur. Duke parë edhe mungesën e Beqajt e Qefaliajt, ishim të detyruar të sakrifikonte në një pozicion që e ka bërë shpesh në dy ndeshjet e fundit. Ndaj e lavdërova, se ishte jashtë pozicionit të vet dhe bëri më të mirën.

Të gjithë ekipet duan të kenë një sulmues qendre sa më të mirë që t’i tërheqë sipër, në momentin që nuk e kemi… Vjet kur mungonte Itodo, mundoheshim të futnim Vilën, Bregun e Zabërgjën. Këtë radhë mungonte Guindo, do tentonim diçka tjetër për t’i nxjerrë më të mirën ekipit”, tha për RTSH pas ndeshjes Daja.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img