Thursday, September 18, 2025

Bellai: Teuta na dominoi, jam i kënaqur me pikën e marrë!

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Vorës, Arjan Bellai, pas barazimit 1-1 me Teutën në transfertë

“Në pjesën e parë, futbolli ka fatin në lojë, por ne e kishim të tepruar. Na dominoi në çdo aspekt Teuta. Dua të mbaj vetëm një moment mend, dalje me Kasallën nga e djathta. Kemi luajtur anti-futboll. Në pjesën e dytë me futjen e Tabakut, Gecin, Uallas, rregulluam mbarvajtjen e ekipit. Rregulluam shumë. Teuta na vuri shumë në vështirësi.

Informacionin si do luante Teuta e morëm para ndeshjes. Luajtën ndryshe nga ndeshja me Partizani. Dobi duhet të jetë i kënaqur nga ajo që ka nxjerrë në pjesën e parë. Në futboll vendos finalizimi. Fati ishte me ne. Qetësi na solli gjithçka. Na kishim lexuar mirë. Gabonim pasin, duke ia dhuruar topin kundërshtarin dhe duke vrapuar pas topit. Në pjesën e dytë ishte ndryshe. Ndërrimet që bërën dhanë efekt. Tabaku, Bajrami, Uallas, janë futbollistë që kanë vlera.

Jam i kënaqur nga reparti i mbrojtjes. Ata e gjenin shumë thjesht rrugën për të bërë kombinimet. Reparti i mbrojtjes ishte më i forti në këtë ndeshje, të gjithë lojtarët e mbrojtjes dhanë shpirtin sot.

Vrapin nuk mund ta kalonim lartë sepse uingeri i Teutës rrinte shumë i hapur. I udhëzova që të liroheshim. Krijuam sistem 3-2-5. Në pjesën e dytë e kuptuam çduhet të bënim dhe i realizuam.

Autogolat janë pjesë e futbollit. Ne duhet të shënojmë çdo ndeshje. Po shënuam edhe do fitojmë edhe do barazojmë. Rëndësi ka që mos humbasim”, u shpreh Bellai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img