Thursday, September 18, 2025

Java e Vllaznisë-Martini, Gjini, Kallaku dhe Balaj, në formacionin më të mirë të javës së tretë-Superiore

Lexo

Pas përfundimit të javës së 3-të të “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen më të spikatur të javës, sipas skemës 4-2-3-1.

Portieri i javës është përzgjedhur Angelo Tafas i Tiranës. Në katërshen e mbrojtjes rreshtohen Lorenc Trashi i ekipit të Flamurtarit, Elmando Gjini i Vllaznisë, Eljon Sota i Egnatias dhe Albi Doka i skuadrës së Teutës.

Para vijës së mbrojtjes rreshtohen Sherif Kallaku i Vllaznisë dhe Xhuljo Tabaku i Vorës. Sakaq, në mbështetje të vijës ofensive janë dy futbollistët e Elbasanit, Fatjon Bunjaku dhe Ibrahima Diallo si edhe mesfushori i Egnatias, Flamur Ruçi.

Në majën e sulmit spiakti sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj.

Si trajner i javës është përzgjedhur tekniku shkodran, Edi Martini. Vllaznia e drejtuar nga Martini fitoi 4-1 ndaj Partizanit në “Loro Boriçi”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img