Një postim i orëve të fundit nga ana e Presidentit të KF Vllanzia, Alban Xhaferi në profilin e tij të rrjetit social FB, me aparatin fotografik, një passion i kohëve të rinisë së tij, ka bërë kurjoz miqtë e tij.
Teksa Xhaferi, shfaqet i përqëndruar në një objektiv të distancës së largët, komentuesit shprehen në forma e mënyra të ndryshme.
Burime të afërta pranë tij, thonë se në fokus i është shfaqur titulli i 10-të kampion i Vllaznisë. Megjithatë, një gjë të tillë pritet ta konfirmojë vetë numri një i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, në një status publik të pritshëm gjatë ditëve në vazhdim….
Por, gjithësesi, konfirmimin më të mirë për një objektiv dhe dëshirë të kahershme të tifozërisë shkodrane, duhet ta japin vetë futbollistët kuqeblu me në krye trajnerin Edi Martini duke vijuar kampionatin me atë nisje të mirë që bënë, kun ë tre javët e para mundën pastër, kampionen Egnatia dhe Partizanin.
G. MARKU



