Sunday, November 24, 2024

Poezi kushtuar Vllaznisë nga mjeshtri i humorit dhe bejtes shkodrane, Fatmir Bashli

Lexo

Moj vllazni, kush nuk te njef ty

Per Shkodrant je mrekulli

Je ma e mira e tan Shqipnis

Ja kalon vet mrekullis

 

 Per ty bajm kryq, bismilah

Me t’kthy shpinen asht gjynah

 Se ti je dashnija vet

 N’shkoder je si biciklet

 

Duhet than qe ne fillim

S’ka shkodran qe ty ste don

Veq tek ti na s’bajm dallim

Tan Shkodrant veq ti bashkon

 

Se ti pate shum kampiona

 Qe kurr shkodra s’ka me i harru

Bizi, Zhega, Vukatana

Historin per ty kan shkru

 

Seri, Borshi e Pashaj

Me Hafizin e Rragamin

Vllaznit Gruda e Axhanin

Seit Çangen e Zmijanin

 

Nuk po du me u fut ner emna

Jan tan t’mir, s’di gisht me vu

Por mirnjohja del nga zemra

Ju te tan qofshi beku

 

Edhe njiher na ndezet shpesen

Nuk na e çut ju mundin kot

Hallall qumshti pasha besen

Po na i mushni prap syt n’lot

 

E k’to jan lot emocioni

Se Vllaznija shkoj n’vend t’nderit

Nuk vdes kurr se asht bastioni

Sa t’ket bij si Alban Xhaferi

 

S’ka randsi vend t’par a te dyt

Randsi ka me ken n’elit

Randsi ka gjaku me t’vlu

Kur t’permemdet kuq e blu

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img