Skënderbeu-Laçi është pa dyshim përballja më e fortë dhe më emocionuese e javës së pestë në Kategorinë e Parë.
Kjo sfidë është planifikuar të luhet të premten, në stadiumin “Skënderbeu” duke nisur nga ora 19:00.
Dueli cilësohet si një klasike e elitës,pasi të dyja skuadrat kan qenë pjesë e “Abisnet Superiore” në sezonin e kaluar.
Në këtë edicion,ato jan ndër favoritët kryesor për të siguruar rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.
Aktualisht korçarët e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka kryesojnë tabelën me dhjetë pikë të grumbulluara në katër javët e para,ndërsa Laçi është vetëm një pikë më pak,me nëntë pikë dhe renditet në vendin e dytë.
Rivaliteti mes dy klubeve është i kahershëm dhe përballjet ndër vite kanë prodhuar gjithmonë duele të forta,gola,emocione dhe tension.
Statistikat tregojnë se Laçi ka bilanc më pozitiv në ndeshjet direkte.
Në dhjetë përballjet e fundit mes tyre kurbinasit kan dal fitues në pesë raste,ndërsa Skënderbeu ka fituar tre ndeshje,ndërsa dy takime kan përfunduar në barazim.
Kjo ndeshje e së premtes pritet të jap një tjetër pasqyrë të forcave në këtë edicion,teksa përballen dy ekipe që kan ndërtuar organika të forta dhe që synojnë vetëm ngjitjen në Superiore.
Fatos LAMAJ



