Një këngë kushtuar figurës së njohur të sportit shqiptar, ish peshëngritësit dhe trajnerit kampion, Faruk Kalleshi, pritet të dalë këto ditë për publikun. Për këtë ka menduar Ilmi Kurti, i cili krahas kontributit të çmuar që vazhdon të japë si Kryetar i Shoqatës Atdhetare “Malësia” është mjaft aktiv edhe në fushën e botimeve të librave, ndërkohë që më herët, për disa vite me radhë ishte në postin e Presidentit të Shoqatës së Mundjes shkodrane. Nga sa mësohet, Kurti, është në proçesin e fundit të këngës së përgatitur posaçërisht për mikun e tij, ish kampionin dhe rekordmenin absolut të peshëngritjes shqiptare, “Nderin e Kombit”, Faruk Kalleshi.
Kënga, me tekst të Ilmi Kurtit, muzikë Andi Unaza, kënduar nga” Ikona e këngës qytetare ” Zamir Jakupi, me titull “JE LEGJENDË E SHQIPTARISË”, pritet të promovohet së shpejti në qytetin e Shkodrës!
I
Kush ja dha shkodrës lavdinë
Që gjithë bota e vlerëson
Djemt e tu moj shkoderloce
Në çdo fushë i ke kampion.
Djepi i artit e kulturës
Gjithmonë fati të buzqeshi
Me kampiona e rrekordmena
Si Nderi i Kombit Faruk Kalleshi
RREFRENI
Ti e ban shqipen krenare,
Kush sa ti Shkodrën se deshi,
Je gjithmonë legjendë e gjallë,
Nderi i Kombit Faruk Kalleshi,
Gjoksi yt mbush me medalje,
Për flamurin kuq e zi,
Asnjë herë në Pedanë su ndale,
Je frymëzim për shqiptari.
II
Ti moj Shkodër zojë e randë,
Ke rrit djalë si napoloni,
Në pedanat e Europës,
Dhjetra herë doli kampioni,
Emri tij në librin ginës,
Me at zemër prej florinit,
Krenari për çdo shqiptar,
Nderi i Kombit e i njerëzimit.
Ilmi Kurti 20 Maj 2021