Thursday, November 20, 2025

(Video) Nis Superliga e futbollit femra. Vllaznia kampione, fiton derbin shkodran, mund thellësisht Atletik Klub Shkodra 1-9. Spikat Megi Doçi me 4 gola

Lexo

- Reklamë -spot_img

Atletik Klub Shkodra-Vllaznia  1-9(Shënuese: Leoselda Stalaj 22’/Megi Doçi 9’, 28’, 48’, 55’, Merinela Ndoci 11’, 14’, Herta Hasaj 20’, Juana Mesa 46’, Verona Berisha 50’)

Atletik Klub Shkodra: Keshtenja, Molla, Papaj, Stalaj, Selimi, Bajraktari, Kuraj, Kronaj, Sufaj, Alushi. Trajner: Elis Legata.

Vllaznia: Ëilson, Cungu, Berisha, Borçi, Leba, Doçi, Hernandez, Mesa, Quinones, Ndoci, Hasaj. Trajner: Nikolin Leka

Gjyqtar: E. Pjetrushaj(Lezhë)

Kampionatin Kombëtar të Superligës  së futbollit femra, Vllaznia e futbollit femra e ka nisur me një ndeshje në transfertë, por që gjithësesi ka qënë brenda shtëpisë sepse përballë ka pasur ekipin tjetër shkodran, Atletik Klub Shkodra.

I vetmi ndryshim ka qënë, spostimi nga fusha e stadiumit “Reshit Rusi” ku i luan zakonisht ndeshjet Vllaznia për në Kompleksin Sportiv “Hasaj” në Golem të Shkodrës.

Diferencat mes dy skuadrave , me një Vllazni kampione në fuqi, e cila është në prag të përballjes me Interin për Europa Cup, përballë modesteve të Atletik Klub Shkodra, ka prodhuar një rezultat të thellë në favor të Vllaznisë.

Për skuadrën  kuqeblu të drejtuar nga trajneri Nikolin Leka, e cila në këtë ndeshje id ha më shumë hapësirë lojtrareve të stolit, spikatjen më të madhe e bëri kapitenia Megi Doçi, e cila tundi plot katër herë rrjetën kundërshtare të mbrojtur nga portjerja Keshtenja.

Duke folur për Veriu Sport, trajneri Nikolin Leka, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e lojtareve të stolit, ndërkohë që theksoi se përgatitjet për ndeshjen e datës 8 tetor, Inter-Vllaznia për “Europa Cup”, po ecin mjaft mirë.

Për trajnerin e Atletik, Elis Legata, nisur nga diferenca që skuadra e tij ka me Vllazninë ishte i pranueshëmë rezultati që prodhoi takimi, ndërkohë që është i kënaqur që pas përfundimit të kontratës 3-vjeçare me KF Laçi, ekipi rikthehet në kampionat me logon e ekipit Atletik Klub Shkodra.

(Video) Prononcimet e plota të trajnerëve Nikolin Leka dhe Elvis Legata, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img