Saturday, January 17, 2026

Sot, derbi Partizani – Tirana, ora 19:00, në “Air Albania”-Sfida e parë e javës së gjashtë Abissnet Superiore. Ndeshjet e tjera luhen të shtunën dhe të dielën

Lexo

- Reklamë -spot_img

Partizani – Tirana, është sfida e parë e javës së gjashtë të “Abissnet Superiore”, takim që do të luhet sot në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 19:00.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë sfidë pas një nisjeje jo të mirë të kampionatit, por derbi mbetet derbi, dhe sfida më e zjarrtë e kampionatit shqiptar pritet me padurim nga të gjithë sportdashësit dhe tifozët e të dyja ekipeve.

Nga sa bëhet e ditur, tifozët mund t’i blejnë biletat online në ebileta.al ose në pikën fizike pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, por edhe  pranë stadiumit “Air Albania”.

Nesër do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera të javës së 6-të. Dinamo City – Flamurtari do të luhet në “Selman Stërmasi” në orën 15:30. Ndërsa në “Loro Boriçi” do të zhvillohet përballja direkte për kreun, Vllaznia – AF Elbasani. AF Elbasani udhëheq kampionatin deri tani, por kuqeblutë janë vetëm një pikë larg kreut.

Dy takimet e fundit të javës së 6-të janë programuar të dielën. Vora – Egnatia do të luhet në orën 14:00 në Laç, ndërsa Teuta – Bylis në “Niko Dovana” në orën 17:00.

Abissnet Superiore – JAVA 6

Sot, e premte, më 3 tetor
Partizani – Tirana                           19:00

Nesër, e shtunë, më 4 tetor

Dinamo City – Flamurtari              15:30
Vllaznia – AF Elbasani                    19:00

Pasnesër, e diel, më 5 tetor
Vora – Egnatia                                 14:00
Teuta – Bylis                                     17:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img