Dinamo-Flamurtari 2-0 (Golat: Guindo 45+3’,Nani 75’)
Dinamo:Teqja,Gudjabi(Karamba),Guindo(Farruku),L.Vila(H.Berisha),Bregu(B.Berisha),Maliqi(Qardaku),Nani,Qefalija,Dita,Aliji,Loran Trajner:Ilir Daja
Flamurtari:Aleksovski,Skuadrone(Bolzan),Burard(Ramirez),Ememe,Trashi,Nunez,Baeten(Telushi),Ramani,Todoroski(Murataj),Cantakias(Veiga),Maksuti Trajner:Karlos Garsia
Gjyqtarë:Klodian Prenga(Laç),Egin Doda,Rejdi Zajimi,Daniel Vrapi(Tiranë) Var:Andi Koçi(Durrës) Avar:Klodian Shahini(Durrës) Delegat:Marjus Sulejmani(Tiranë) Vëzhgues:Ervis Peza(Tiranë)
Dy kartonë të kuq në fitoren e Dinamos,Flamurtari prek fundin.
Dinamo triumfoi 2-0 ndaj Flamurtarit,në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Superiore.
Suksesi i dytë radhazi për kryeqytetasit,që zhysin në krizë totale vlonjatët.
Sfida nisi e qetë dhe me raste të pakta nga të dyja ekipet. Trashi dha shkëndijën e parë për kuqezinjtë,por tentativa e tij u largua nga portieri Teqja.
Gjithçka u bë më vështirë për Flamurtarin në minutën e 31-të kur Veiga i sapofutur në fushë,u ndëshkua me karton të kuq pas faullit ndaj Guindo,si lojtari i fundit.
Dinamo përfitoi nga superioriteti numerik dhe u hodh në sulm,në kërkim të avantazhit,dhe pas disa tentativave të dështuara,goli erdhi në fundin e pjesës së parë.
Guindo shfrytëzoi një krosim të mar në zonë nga Loran dhe me kokë e ndali topin në fundin e rrjetës.
Fraksioni i dytë,nisi me Dinamon në sulm në kërkim të golit të qetësisë.
Tentativa e mesfushorit Qefalija nuk kishte saktësinë e duhur,ndërsa Bregu u ndal nga traversa në minutën e 65-të.
Goli i dytë ishte vetëm çështje minutash dhe nuk vonoi. Në minutën e 74-të,Nani nuk fali në zonë,ku pas një topi të mar,ia doli të konkretizoj aksionin.
Ndeshja u mbyll me numër të barabartë lojtarësh. Shkak për këtë u bë kartoni i kuq për Farrukun,i cili pak minuta pasi u fut nga stoli,goditi ashpër portierin kundërshtar dhe la ekipin e tij me 10 lojtarë.
Ky sukses e ngjit Dinamon në vendin e dytë me 10 pikë,ndërsa Flamurtari renditet i fundit me vetëm dy pikë të grumbulluara.
Fatos LAMAJ



