Vllaznia e femrave i ka dhënë lamtumirën Kupave të Europës për këtë sezon, pasi u mund sërish nga Interi në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të “UEFA Women’s Europa Cup”. Takimi i zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” përfundoi me rezultatin 5-0 në favor të skuadrës italiane.
Pjesa e parë foli për një përballje më të ekuilibruar, me Vllazninë që krijoi disa mundësi, por Interi arriti të kalonte në epërsi në minutën e 8-të me golin e Bugejës. Në fraksionin e dytë, italianet ishin më të forta dhe shënuan edhe katër herë të tjera me Pollin, Glionnan, Tomasellin dhe Detruyerin.
Pas këtij rezultati, Interi siguron kalimin në turin e tretë të kompeticionit, ndërsa Vllaznia mbyll aventurën europiane.



