Sunday, November 24, 2024

Futboll Kategoria e Parë/Goli i shkodranit Shtubina në limit të takimit, shpall Egnatian kampione të Shqipërisë(Dinamo-Egnatia 0:1)

Lexo

Dy fitueset e grupeve të kategorisë së parë, Dinamo në Veri dhe Egnatia në Jug, u përballen të shtunën në “Elbasan Arena” për finalen e madhe të titullit kampion për sezonin 2020-2021. Barazim 0-0 në 90-të minutat e kohës së rregullt. Në shtesën 5 minutëshe, pikërisht në minutën e 93-të, është shkodrani Ndriçim Shtubina, që duke përfituar nga një dalje e gabuar e portjerit dinamovit Bakaj e dërgon topin në rrjetë. 1 me 0 për Egnatian e cila shpallet kampione e Shqipërisë për sezonin futbollistik 2020-2021, trofe ky që i jep edhe më shumë moral futbollistëve rrogozhinas që të bëjnë më mirën sezonon e ardhshëm në Superiore.

Një sezon fantstik ky për ish futbollistin e Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, ku përpos golit të fitores shënuar në finale me Dinamon, ka qënë protagonist gjatë të gjithë kampionatit duke shënuar gola të therë vendimtarë për skuadrën rrogozhinase.

“Emocionet janë shumë të mëdha. Ishte një vit me punë dhe sakrifica, nuk ka emocion më të madh. Deri tani kemi bërë një punë fantastike, me ekipin dhe me moshat. Kemi nisur dhe stadiumin e ri, po ecim përpara. Në Superiore shpresojmë të bëjmë mirë. Kemi nisur dhe bisedimet. Stafi drejtues nuk do të ndryshojë, do të jetë i njëjti. 80% e ekipit do të mbetet, do të bëjmë dhe blerje, do të synojmë tregun shqiptar. Synojmë katër vendet e para, duket çudi por ky është projekti ynë”., u shpreh për mediat pas ndeshjes, presidenti i Egnatias, Agim Demrozi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img