Tuesday, December 2, 2025

(Video) Prag Bylisi, portieri gjerman i Vllaznisë Leon Pohls: “Në Ballsh vetëm për fitore”!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Emocionet e “Abbisnet Superiore” rikthehen këtë fundjavë me sfifat e javës së shtatë të kampionat.

Për tifozërinë shkodrane, vëmendja do të jetë e drejtuar në duelin Bylis-Vllaznia, ndeshje që do të luhet të shtunën, në orën 14:00 në “Adush Muça” të Ballshit.

Në konferencën e pragsfidës, përballë gazetarëve ishte portieri Leon Pohls.  “Objektivi i ekipit është marrja e tre pikëve”, u shpreh ai.

Pohls foli edhe për gjendjen e skuadrës e cila do të vijojë të përballet me një kontigjent më të reduktuar lojtarësh të gatshëm.

Ndër të tjera, Pohls, foli edhe për aspektin personal duke theksuar se ndihet mirë në Shkodër, dhe se shpreson të bëjë më të mirën për Vllazninë.

Ai komentoi gjithashtu edhe paraqitjet pozitive të kombëtares së Shqipërisë në dy ndeshjet e fundit. “Unë jetoj në Gjermani, por jam edhe gjysën boshnjak, por Shqipërisë i uroj më të mirën duke beruar se do të shkojë në Botër”, tha ai.

Sfidat e tjera që plotësojnë këtë javë të kampionatit janë: Egnatia-Dinamo, Tirana-Teuta, Flamurtari-Partizani dhe Elbasani-Vora.

(Video) Prononcimin e plotë të portjerit Vllaznisë, Leon Pohls, në pragndeshjen Bylis-Vllaznia, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img