“Vllaznia, e ka detyrim të fitojë ndeshjet në shtëpi!” Ky është mendimi ish portjerit të Vllaznisë, Partizanit dhe kombëtares, si dhe ish trajneri i portjerëve kuqeblu, Avenir Dani. Deklaratë, të cilën e dha gjatë prononcimit dhënë për Veriu Sport lidhur me pragndeshjen Vllaznia dhe Tirana, një klasike tradicionale të futbollit shqiptar, e cila po pritet më shumë interes nga tifozëria shkodrane dhe më gjërë.
Për Danin, supersfidën në fjalë e vlefshme javën e tetë Abissnet Superiore,e cila do të luhet këtë të premte në stadiumin “Loro Boriçi ku” duke filluar nga ora 17:00, kjo përballje do të jetë shumë e dyluftuar, edhe pse ndeshen dy skuadra me pozita jot ë barabarta në klasifikim, Vllaznia e parë dhe Tirana e parafundit.
Përformanca shumë e mirë e kuqebluve në shtatë javët e para të kampionatit, kia bërë që në opinionin sportiv po flitet me superlative për këtë skuadër duke e cilësuar si një Vllazni, më të mirën e viteve të fundit. E këtij mendimi është edhe vetë Avenir Dani, i cili ka pasur rastin të luajë me shumë breza.
Krahas të tjerave, Dani flet edhe për sektorin e portës, duke përcjellë vlerësime pozitive për dyshen Jukaj-Pohls, ndërkohë që vlerëson trajnerin Edi Martini të duhurin për ta nxjerrë Vllazninë kampione.
(Video) Prononcimin e plotë të is portjerit të VllazNisë, Avenir Dani, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veru Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU



