Tuesday, December 2, 2025

Olsi Gjergji e mbyll me Vllazninë Futsal: Kjo nuk është lamtumirë, por një “mirupafshim”. Së bashku bëmë histori, fituam titullin e parë kampion!

Lexo

- Reklamë -spot_img

“Po mbyll një kapitull me Kf. Vllaznia Futsal

Këtu përjetova momente që do t’i mbaj përjetë në zemër, dhe së bashku arritëm diçka që do të mbetet në historinë e klubit – titullin e parë kampion!

Faleminderit shumë , Arben Xhaferi, Fisnik Barbullushit dhe Alsid Tafilit që ishin gjithmonë pranë meje dhe ekipit, me mbështetje dhe energji të paçmueshme.

Kjo nuk është lamtumirë, por një “mirupafshim” për një rrugë që na bashkoi fort.
Vllaznia, forca!    – Olsi Gjergji”.

Ky është postimi që portjeri i KF Vllaznia Futsal, Olsi Gjergji ka përcjellë në profilin e tij të rrjetit social FB, ku bën të ditur shkëputjen nga ekipi kuqeblu i Futsales.

Një largim, që sipas tij, nuk dëshiron ta konsiderojë “lamtumirë”, por mirupafshim, duke lënë të hapur mundësinë e  ribashkëpunimit në vazhdimësi.

Nga sa bëhet e ditur, një largim i tillë i portjerit Gjergji bëhet i mundur për arsye personale për një zhvendosje të tij familjarisht jashtë vendit, ku destinacioni pritet të jetë Italia, vend ku synon të vazhdoj karrieren e tij sportive.

Largimin e portjerit Olsi Gjergji nga ekipi e konfirmojnë zyrtarisht edhe drejtuesit e KF Vllaznia Futsal, të cilët vlerësojnë kontributin e tij gjatë periudhës së bashkëpunimit me futsalen shkodrane, ndërkohë që i urojnë suksese në rrugëtimin e tij duke i kujtuar se dyert e KF Vllaznia Futsal, do të vazhdojnë të jenë të hapura për të.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img