Thursday, October 30, 2025

Humbja në Vlorë, asnjë futbollist i Vllaznisë në formacionin më të mirë të javës së 9-të

Lexo

- Reklamë -spot_img

Humbja në Vlorë, ndaj Flamurtarit vendas me rezultatin 1-0, ka ndikuar që trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave të mos përzgjedhin në formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 9-të asnjë pjesëtar të Vllaznisë.  Pas përfundimit të javës së 9-të të kampionatit “Abissnet

Sipas skemës 1-3-4-2-1, në portë është gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani.

Herald Marku (Flamurtari), Bruno Dita (Dinamo City) dhe Bruno Lulaj (AF Elbasani) përbëjnë repartin e prapavijës.

Në mesfushë janë: Lorenc Trashi (Flamurtari), Higor Vidal (Teuta), Fernando Medeiros (Egnatia) dhe Mohamed Sanogo (Bylis).

Alessandro Albanese (Egnatia) dhe Dejvi Bregu (Dinamo City) mbështesin sulmuesin e AF Elbasanit, Blaise Tsague, në majën e sulmit.

Trajneri më i mirë është përzgjedhur Francesco Moriero i Flamurtarit. Vlonjatët arritën fitoren e parë në kampionat dhe ky triumf erdhi ndaj kryesuesve të Vllaznisë.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img