Egnatia-Vllaznia, supersfida e javës së 10-të të Abissnet Superiore do të luhet pasditen e së martës në stadiumin “Arena Egnatia” duke nisur nga ora 16:00. Ky është lajmi më i fundit që del nga sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili krahas spostimit të këtij dueli nga e hëna në të martë si dhe njëkohësisht edhe orarit nga 17:00 në 16:00, njofton edhe për ndryshimin e kalendarit të javës së dhjetë në tërësi.
Po të martën, do të luhet ndeshja Vora-Partizani, e cila edhe ajo ka ndryshuar jo vetëm ditën, por edhe orarin, nga 17:00 në 16:00.
Ndërkohë, gjithnjë sipas njoftimit në fjalë, të tre ndeshjet e tjera të planifikuara për t’u luajtur të dielën, ato janë spostuar për ditën e hënë.
Ato nisin në orën 14:00 me duelin Tirana-Bylis për të vihuaj më pas me dy përballjet e tjera të orës 17:00, Dinamo-Teuta dhe Flamurtari-Elbasani.
Kalendari i javës së 10-të të Abissnet Superiore
Tirana – Bylis, 03.11.2025, 14:00
Dinamo City – Teuta, 03.11.2025, 17:00
Flamurtari – AF Elbasani, 03.11.2025, 17:00
FK Vora – Partizani, 04.11.2025, 16:00
Egnatia – Vllaznia, 04.11.2025, 16:00



