Grupi A i Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, është i vetmi që i ka shpëtuar ndryshimeve që FSHF ka bërë këtë fundjavë për Kampionatin e Superiores, Kategorisë së Parë, dhe grupit A të Kategorisë së Dytë.
Për grupin A, java e pestë e Kategorisë së Dytë, ka në program dy derbi interesant, të cilat do të luhen në Bushat dhe Pukë. Basania-Shiroka, është dueli që do të luhet mesditen e së shtunës së 1 nëntorit në fushën sportive të Bushatit. Një derbi i Qarkut Shkodër që përballë dy skuadra që drejtohen nga dy trajner të huaj, Basania vendase nga malazezi Dervish Haxhiosmanoviç dhe Shiroka nga argjentinasi Matias Tatangelo.
Bushatasit, të cilët vijnë në këtë ndeshje pas barazimit dramatik në transfertë me Adriatikun renditen në vendin e gjashtë me katër pikë, ndërkohë që shirokasit me fitoren e javës së kaluar 1-0 ndaj Naftëtarit renditen në vendin e dytë të klasifikimit me vetëm një pikë më pak sesa Besëlidhja kryesuese.
Një sfidë kjo që po pritet me shumë interes edhe në opinionin sportive, gjë që parashikohet të ketë një numër të madh tifozësh të të dy kampeve respektive. Që të dy kampet respektive kanë deklaruar objektivin e fitores, Basania për t’u rritur në renditje dhe Shiroka, duke shpresuar ndonjë hap fals të Besëlidhjes në transfertën pukjane, synon marrjen e kryesimit të grupit A.

Ndërkohë, po për grupin A të kategorisë së dytë, në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës në program është një derbi verior, ku skuadra vendase Tërbuni pret ekipin kryesues Besëlidhja. Lezhjanët, e drejtuar nga trajneri shkodran Elvis Plori, të cilët janë në krye me 10 pikë të grumbulluara, do të kërkojnë fitoren e radhës, por përballë kanë një Tërbun, i cili pas fitores së javës së kaluar, me 4 pikët e grumbulluara janë rritur moralisht për të kërkuar vijueshmërinë e rezultateve pozitive me synim rritjen në tabelën e klasifikimit.
BASANIA – SHIROKA 13:00
TËRBUNI – BESËLIDHJA 13:00
NAFTËTARI – VELEÇIKU 13:00
SOPOTI – ADRIATIKU 13:00
ERZENI – LUZI 2008 13:00
Ndërkohë, bazuar në njoftimin zyrtar të ditës së sotme, bëhet e ditue se në Kategorinë e Dytë, ndeshjet e Grupit A do të luhen sipas programit të shtunës, ndërsa takimet e Grupit B, të planifikuara për të dielën, do të spostohen të hënën në orën 13:00.
Partizani B – Devina, 03.11.2025, 13:00
Oriku – Maliqi, 03.11.2025, 13:00
Butrinti – Tomori, 03.11.2025, 13:00
Këlcyra – Eagle Football, 03.11.2025, 13:00
Ashtu siç është bërë e ditur më parë, në të gjitha ndeshjet e kampionateve “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos.