Wednesday, November 19, 2025

(Video) Fitore me 20 pikë diferencë ndaj Pogradecit, por tekniku Llazani, ka kritika për skuadrën

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Pogradeci 80-60(20-11, 22-18, 19-15,  19-16) 

Java e gjashtë e Superliges së Basketboll  për Meshkuj e vendoste Vllazninë të luante në shtëpi duke pasur përballë Pogradecin, skuadër e cila edhe pse nuk ka bërë mirë në javët e parë, në gjirin e saj ka lojtare të huaj në gjirin e saj që bëjnë diferencen.

Në objektivin e kuqebluve të drejtuar nga trajneri Eni Llazani, të cilët vinin në këtë ndeshje pas fitores në transfertë me ekipin e Elbasanit ishte vetem fitorja. Objektiv, të cilin e realizuan duke e munduar skuadrën pogradecare me rezultatin e thellë 80 me 60.

Një fitore kjo që erdhi pas një dominimi të plotë të Vllaznisë kur kemi parasysh avantazhin në të katër periodat e ndeshjes, 20-11 të parën, 22-18 të dytën, si dhe dy të tjerat e pjesës së dytë 19-15 dhe  19-16, ku shënuesit më të mirë të ndeshjes ishin: Julian Bryant 27 pikë, Ashton Parker 21 pikë, Klad Kiri 13.

Megjithatë, për trajnerin kuqeblu Eni LLazani, loja e ekipit të tij nuk ka qënë në nivelin e duhur, dhe për këtë në prononcimin e dhënë për Veriu Sport ndalet tek disa elemente teknikë të lojës.

Siç e ka pohuar edhe më herët, këtë sezon sportiv, trajneri Llazani, ka objektiv të promovojë elementin e ri, siç bëri edhe në këtë radhës, mes të cilëve minutazhin më të madh e kishte Bujar Tafa.

Për zv.trajnerin e Pogradeci Rigels Vako, skuadra e tyre ka patur një fillim jo të mirë të kampionatit, ndërkohë që në Shkodër bëri përpjekjet e duhura përballë  Vllaznisë, por nuk ia doli dot, sepse sipas tij, kuqeblutë kanë një skuadër të fortë dhe pretendent për titullin kampion.

Ndeshja e radhës për Vllazninë e koshit është në transfertë me Fieri Basket, të cilin trajneri Llazani e vlerëson si kundërshtar të forte, ndërkohë që më pas Superliga e Basketit meshkuj do të ndërpritet për rreth dy javë për arsye të grumbullimit të kombëtares.

(Video) Pamje nga ndeshja Vllaznia-Pogradeci basket meshkuj(80-60), si dhe prononcimet e trajnerëve kundërshtarë, Eni Llazani dhe Rigels Vako, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img