Wednesday, November 19, 2025

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar pranë vendimit për të ndaluar femrat transgjinore në garat e femrave

Lexo

- Reklamë -spot_img

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar po shqyrton mundësinë për të përjashtuar femrat transgjinore nga të gjitha aktivitet sportive të femrave.

Presidentja e IOC-së, Kirsty Coventry, u zotua ta sjellë këtë masë si pjesë të fushatës së saj zgjedhore.

Të hënën, gazeta “Times” raportoi se ky rregull i ri do të implementohej duke nisur që nga janari i 2026-ës.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tha për BBC se “grupi i punës po vazhdon diskutimet e tij mbi këtë temë dhe ende nuk janë marrë vendime”.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kërkon që të evitojë të tjera raste si ajo e Laurel Hubbard e Zelandës së Re, e cila u bë gruaja e parë transgjinore që garoi në Lojrat Olimpike, pasi u zgjodh për ekipin e peshëngritjes së femrave në Tokio 2020.

Laurel Hubbard

Hubbard, e cila nuk arriti të regjistronte një ngritje të suksesshme në kategorinë +87 kg të grave, kishte garuar në garat e meshkujve përpara se të deklarohej si transgjinore në vitin 2013.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img