(Video) Vllaznia në udhëkryq! Tre ditë nga ndeshja e rëndësishme me Dinamon, kuqeblutë bojkotojnë stërvitjen për shkak të rrogave të prapambetura. Tekniku hungarez Laszlo punon me të rinjtë U19

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia po kalon momente të vështira. Pikërisht, atëherë kur pritej të ishte sprinti final i përgatitjeve për ndeshjen e javës së gjashtë të Superiores, ku kuqeblutë presin në “Loro Boriçi” Dinamon, skuadra ka bojkotuar seancën stërvitore të orës 11:00 të paradites së sotme.

Nga sa bëhet e ditur, futbollistët kërkojnë rrogat e prapambetur, dhe kjo ka qënë arsyeja që nuk janë paraqitur fare në fushën stërvitore të stadiumit “Reshit Rusi”.

Në një takim të presidencës me stafin si dhe drejtorin e ri sportiv Alban Hasani, i cili ka zëvendësuar në këtë post po sot, Vioresin Sinanin, është kërkuar mirëkuptim që proçesi stërvitor i së enjtes të zhvillohet në orën 16:00 të po kësaj dite.

Kamera e Veriu Sport ishte e pranishme në këtë orar pranë në “Reshit Rusi” duke përcjell live për rreth 40-të minuta atë çfar po ndodhte, dhe siç tregojnë edhe pamjet filmike, prezent ishte i tërë stafi teknik së bashku me presidentin Alban Xhaferi dhe drejtorin sportiv Alban Hasani, por me përjashtim të të rinjëve  Bizi, Ara, Tahiri dhe Uldedaj, pjesa  tjetër e skuadrës nuk ka qënë prezent përsëri.

Në të tilla rrethana, nën reshjet e shiut, tekniku hungarez,  Csaba László ka qënë i detyruar që seancën stërvitore ta vazhdojë me kontigjentin e Vllaznisë U19 i ndihmuar nga trajneri i kësaj skuadre Haris Lika.

László është parë të punojë me grupin e përzgjedhur për t’u përballur me Dinamon në fundjave, ndërkohë që kolegu i tij Lika ka vijuar punën me grupin tjetër të të rinjëve.

Situata në fjalë konsiderohet mjaft problematike, aq më tepër që me vetëm dy pikë në dispozicion, Vllaznia ka dy përballje me kundërshtarë të fortë, si Dinamo dhe Egnatia.

Megjithatë, nga sa bëhet e ditur, e premtja mund të sjellë lajme të tjera poztive me një normalizim të situatës dhe me një rikthim të titullarëve në stërvitje për të qënë gati ndaj Dinamos.

(Video) Pamje nga seanca stërvitore e Vllaznisë me djemtë e rinj, për shkak të bojkotit të titullarëve për rrogat e prapambetura, tre ditë nga ndeshja me Diamon.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img