Wednesday, November 19, 2025

Moment historik për arbitrimin shqiptar! Emanuela Rusta gjykon nesër Spanjë – San Marino. Hera e parë që UEFA i beson një arbitreje shqiptare drejtimin e një ndeshjeje të djemve në nivelin U-21

Lexo

- Reklamë -spot_img

Arbitrja shqiptare Emanuela Rusta është caktuar nga UEFA të drejtojë ndeshjen Spanjë U-21 – San Marino U-21, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Shqipëri – Serbi 2027”.

Kjo është hera e parë që UEFA i beson një arbitreje shqiptare drejtimin e një ndeshjeje të djemve në nivelin U-21, një moment historik për arbitrimin shqiptar dhe për vetë Emanuela Rustën.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Angel Carro” në Spanjë, më 14 nëntor në orën 20:45, ndërsa e gjithë trupa gjykuese do të jetë shqiptare. Ilir Tartaraj dhe Xhulio Mani do të jenë asistentë të dytë dhe të tretë, ndërsa Andi Koçi do të mbajë detyrën e arbitrit të katërt.

Arbitrat shqiptarë po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në ndeshjet europiane, dhe ky është një tjetër hap i rëndësishëm në afirmimin e arbitrimit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img