Wednesday, November 19, 2025

Ervin Bulku: Sot presim shumë nga Broja! Zëvendëstrajneri i Kombëtares Shqiptare, optimist për rezultat pozitiv në sfidën Andorra-Shqipëri

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ai theksoi se qëllimi kryesor është fitorja, pa marrë parasysh se cilët lojtarë e nisin nga minuta e parë.

“Të gjithë lojtarët tanë janë të rëndësishëm. Për ne e rëndësishme është të marrim tre pikë, nuk ka rëndësi se kush e nis nga fillimi ndeshjen”, u shpreh Bulku.

Zv.trajneri vuri në dukje se Andorra është një skuadër që di të mbrohet mirë dhe theksoi rëndësinë e shmangies së kundërsulmeve nga kundërshtari. “Duhet të mos i japim mundësi kundërshtarit për kundërsulme”, tha Bulku.

Në lidhje me lojtarët kyç, ai bëri me dije se Broja do të luajë që në minutën e parë dhe pret që ai të ndikojë sa më shumë në lojë. “Broja do jetë që në minutën e parë dhe ne kërkojmë që të arrijë të bëjë shumë sot”, tha Bulku.

Bulku gjithashtu komentoi zgjedhjet e trajnerit për formacionin fillestar. “Hoxha dhe Uzuni kanë karakteristikat e tyre dhe trajneri zgjodhi Hoxhën. Është thjesht zgjedhje e trajnerit për këtë ndeshje”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img