Wednesday, November 19, 2025

Entuziasmi i Presidentit të FSHF-së Armand Duka pas fitores me Andorrën: Mund të fitojmë edhe ndaj Anglisë, të kapim vazon e dytë!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, pas ndeshjes, Andorra-Shqipëria 0-1

Ishte fitore e rëndësishme dhe e dinim sa e vështirë është. Djemtë kishin presion dhe kur ka presion nuk ka asgjë të lehtë. Në fushë kishin besim të gjithë dhe goli i Asllanit ka qetësuar të gjithë Shqiptarët. Duhet fituar për të siguruar vendin e dytë. Një gol që ka shënuar Asllani dhe na çon në “Play Off”, mbahet mend gjatë. Uroj të na çojnë në Botëror dhe kam bindje se do të kemi ndeshje të vështira por gjithsesi kam besim sepse jemi skuadër e fortë dhe kompakte.

PREMIO PËR ASLLANIN- Rraca ime e biznesit jemi pragmatist. Këta duan të jenë të barabartë dhe nuk duan që të ketë ndarje. Nuk ka gol të shëmuat, por një gol që të çon në “Play Off është më i bukur.

BREZI- Kemi pasur rritje. Këta djem meritojnë shumë më shumë dhe nëse arrijnë në Botëror, do të jetë historike dhe fantastike për ne dhe ta. Bardhi Jera është i fushës dhe e ndjen. Ka pasur rezultate pozitive me U21 e Shqipërisë dhe ka arritur. E di çfarë shijesh kanë këto.

TRAJNERI- Është një ish-lojtar shumë i mirë dhe e di se çfarë rëndësie kanë ndeshjet. Nuk besoj se kishte presion për të. Është normale që kur s’ka rezultate diskutojmë, por nëse kualifikohemi për në Botëror, nuk kemi çfarë flasim sepse nuk preken fituesit. Nuk është vendim vetëm i yni por edhe i trajnerit. Tani jemi në “Play Off”, përfunduam një cikël dhe po hapim një fazë tjetër. Ta shijojmë këtë që arritëm. Do të jetë e bukur për ne dhe uroj të vazhdojmë.

SHORTI- Pse mendoni se jemi vazo e tretë? Mund edhe të kalojmë në vazon e dytë duke mundur Anglinë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img