Spitali Rajonal(Shkodër)- Drejtoria Rajonale Tatimeve(Shkodër) 6-3
(Shënues: Besnik Mustafaj(3), Leonard Kulla(2), Besim Bushaj/Fatjon Hoxha, Enri Koxhja, Elvis Murati)
Kampionati i Futbollit Master që po organizohet nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit me pjesëmarrjen e institucioneve të Qarkut Shkodër me futbollistët amatorë të moshës mbi 40 vjeç, ka luajtur ndeshjet e ditës së dytë.

Kompleksi Sportiv “Zmijanët” ku po zhvillohen ndeshjet e këtij kampionati ka provuar emocione të shumta në përballjen e skuadrave pjesëmarrëse, ku sportistët amatorë po japin më të mirën e tyre në fushën e lojës.

Sfida e parë e ditës së dytë ka qënë ajo në mes ekipeve të Spitalit Rajonal Shkodër dhe Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Shkodër. Përballje e cila kishte për protagonist ekipin e Spitalit Rajonal, ku me trajnerin Senad Halluni në krye fituan me rezultatin 6 me 3.

Me një portjer të sigurtë në portë si mjeku Shpëtim Ymeri, figurën më të mirë sportive për Spitalin Rajonal e bëri mjeku Besnik Mustafaj, i cili arriti të tund tre herë rrjetën kundërshtare, ndërkohë tre golat e tjerë për këtë ekip u shënuan nga Leonard Kulla(2) dhe Besim Fushaj(1).
Ndërkohë, për ekipin e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Shkodër të drejtuar nga trajneri Adnan Bajrami, golat u shënuan nga Fatjon Hoxha, Enri Koxhja dhe Elvis Murati.
(Video) Pamje nga ndeshja Spitali Rajonal Shkodër-Drejtoria Rajonale Tatimeve Shkodër dhe prononcimet e dy trajnerëve përkatës, Senad Halluni(Spitali Rajonal) dhe Adnan Bajrami(Drejtoria Rajonale Tatimeve), mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU



