Wednesday, November 19, 2025

Kosova sfidon Slloveninë në transfertë 0-2 dhe merr vendin e dytë në grupin B. “Dardanët” shkruajnë historinë, sigurojnë pjesëmarrjen në fazën “play-off” të Kupës së Botës 2026

Lexo

- Reklamë -spot_img

Sllovenia-Kosovë  0—2(Shënues: Fisnik Asllani 6’, Karnicnik 64′ autogol) 

Pas Shqipërisë, edhe Kosova shënon një arritje historike në futboll. Dardanët mposhtën 0-2 Slloveninë në përballjen direkte për vendin e dytë, duke siguruar matematikisht pjesëmarrjen në play-off-in e Botërorit 2026. Një sukses më se i merituar për ekipin e Franco Foda-s, që mund ta kishte fituar ndeshjen edhe me rezultat më të thellë, në përpjekje për të ngushtuar hendekun me Zvicrën, kundërshtaren e fundit në grup, për sa i përket golaverazhit. Helvetët nuk gabuan ndaj Suedisë, të cilën e mposhtën 4-1.

Goli i sulmuesit Fisnik Asllani në minutën e 6 dhe autogoli i Karnicnik në të 64 minutë “vulosën” triumfin e “Dardanëve”. Pas 5 ndeshjesh në grup, Kosova grumbullon 10 pikë, 7 më shumë se Sllovenia ndjekëse dhe 3 më pak se Zvicra kryesuese.

Ndeshja e radhës do të jetë pikërisht kundër kombëtares së Granit Xhakës. Është e mundur që në fazën “play-off” mund të kemi një “përplasje” Shqipëri-Kosovë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img