Fedarata Shqiptare e Futbollit ka vlerësuar me një ceremoni speciale ish-mesfushorin e kombëtares Amir Abrashi para nisjes së ndeshjes Shqipëri-Angli.
“51 ndeshje si kuqezi, kilometra pafund të bëra, pjesë e historisë së Kombëtares, dy pjesëmarrje në Europian.
Amir Abrashi ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në historinë e futbollit shqiptar dhe meriton vlerësimin maksimal nga çdo tifoz kuqezi. Faleminderit Amir!”, shkruhet në postimin e FSHF-së.



