Prononcimi i mesfushorit të Kombëtares, Qazim Laçi, pas ndeshjes Shqipëri-Angli 0-2
“Ishte një udhëtim i vështirë, duke pasur parasysh që kishim Serbinë dhe Anglinë në grup, objektiv kishim vendin e dytë, e morëm, jemi shumë të lumtur për këtë, tani duhet të fokusohemi te ndeshjet e marsit.
Bellingham më ka thënë një gjë, por nuk do ta them, do ta mbaj mes ndesh.
Kundërshtarët e mundshëm janë të fortë, jemi në të njëjtin nivel. Nuk ka rëndësi kush do jetë, ka rëndësi të kemi paraqitje të mira dhe të vazhdojmë të bëjmë të tilla paraqitje.
Do ishte gjë e mirë të kthehesha në Çeki, kam 6 muaj që jam larguar, por do të jetë ndeshje ndryshe nga ato që kemi bërë më përpara. Shpresoj të kemi shortin më të mirë. Do ishim më të fortë në shtëpinë tonë, duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë dhe besoj do ta bëjmë”, u shpreh Qazim Laçi.



