Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë Abissnet Superiore rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 12-të. Sipas planifikimit të sektorit të garave pranë FSHF-së, kjo javë do të luhet në dy ditë, me tre ndeshje që i përkasin ditës së shtunë dhe dy të tjera të dielën.
Ty duelet e sotme Egnatia- Bylis dhe Vora- Teuta nisin në orën 16:00, ndërsa sfida tjetër që paraqet shumë interes, Dinamo- Elbasani do të luhet në në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 19:00.
Ndërkohë, java e 12-të e Superiores mbyllet nesër me dy çiftet e fundit, Partizani- Vllaznia dhe Flamurtari- Tirana, që të dyja të planifikuar të nisin në orën 16:30.
Kalendari i ndeshjeve të javës së 12-të, Abissnet Superiore
Sot, 22 nëntor 2025
Egnatia- Bylis ora 16:00
Vora- Teuta ora 16:00
Dinamo- Elbasani ora 19:00
Nesër, 23 nëntor 2025
Partizani- Vllaznia ora 16:30
Flamurtari- Tirana ora 16:30



