Friday, November 28, 2025

(Video) Prag Partizani-Vllaznia, Murataj: Jemi të motivuar për fitore, presim mbështetjen e tifozëve! Të dielën, ora 16:00, në “Arena e Demave”-Superiore, java e 12-të

Lexo

- Reklamë -spot_img

Partizani dhe Vllaznia përballen pasditen e së dielës në shtëpinë e të kuqve, stadiumin “Arena e Demave” në kuadrin e

Kalendari i javës së 12-të të kategorisë Abissnet Superiore e vendos Vllazninë të luajë në transfertë përballë Partizanit. Nga kampi kuqeblu, këtë radhë ishte përzgjedhur Edon Murataj për të komunikuar me gazetarët shkodranë në konferencën e zakonshme të shtypit një ditë para ndeshjes.

Për mesfushorin-sulmues i ardhur këtë sezon nga Belgjika, përballja me Partizanin është një sfidë shumë e rëndësishme, të cilën Vllaznia e ka vlerësuar maksimalisht. Megjithatë, ai nënvizon se ndërprerja dyjavore e kampionatit, si dhe rikuperimi i disa të dëmtuarve i ka shërbyer skuadrës kuqeblu për të marrë formën e duhur. Ndaj, për këtë ai shprehet entuziast dhe i binsur se Vllaznia i ka të gjitha mundësitë për të marrë fitoren e radhës.

Duke folur për aspektin personal, ai bën të ditur se gjatë javëve të fundit ka kaluar një periudhë dëmtimi, por tashmë e ka lënë pas duke rikapur formën e duhur sportive duke qënë i gatshëm ti shërbejë skuadrës në fushën e lojës.

Dënimin nga Komisioni i Disiplinës për trajnerin Martini me dy ndeshje për replikat me stafin e Dinamos, Murataj e quan një mungesë të rëndësishme për skuadrën, por gjithësesi, beson se zëvendësi i Martinit, Ergi Borshi ka përvojën e duhur, që ashtu si edhe në fillim të kampionatit ta drejtojë me sukses ekipin në sfidën ndaj Partizanit.

Në mbyllje, Murataj, përgëzon tifozërinë shkodrane që i mbështet në çdo ndeshje duke qënë i bindur se edhe në sfidën e transfertës me Partizanin, do tenë mbështetjen e tyre.

(Video) Prononcimin e plotë Edon Muratajt, dhënë në pragndeshjen me Partizanin, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img