Federata e Futbollit do të organizojë në muajin dhjetor aktivitetin “Open Stage” me futbollistët shqiptarë të lindur në vitet 2009–2012, që jetojnë në Europë, SHBA dhe kudo në botë. Ky aktivitet synon vlerësimin e talenteve të reja dhe identifikimin e lojtarëve që mund të integrohen në ekipet kombëtare të moshave.
Seancat do të zhvillohen në Shtëpinë e Futbollit në Tiranë sipas këtij kalendari:
* 08 dhjetor – datëlindja 2011, ora 09:00
* 09 dhjetor – datëlindja 2009, ora 09:00
* 10 dhjetor – datëlindja 2010, ora 09:00
* 16 dhjetor – datëlindja 2012, ora 09:00
Lojtarët duhet të paraqiten me certifikatë mjekësore dhe leje nga klubi i tyre. Aplikimet janë ende të hapura dhe çdo futbollist që dëshiron të marrë pjesë mund të plotësojë formularin dhe ta dërgojë në adresën e e-mail-it: openstage@fshf.al deri më 5 dhjetor 2025.


