Arbitrimi shqiptar vijon të përfaqësohet denjësisht në arenën ndërkombëtare. UEFA i ka besuar një tjetër ndeshje me rëndësi ekipit arbitral shqiptar duke caktuar Juxhin Xhajën si arbitër kryesor të sfidës mes Lech Poznan të Polonisë dhe Aarhus të Danimarkës.
Përballja pritet të zhvillohet në një atmosferë mjaft të zjarrtë pasi të dy klubet synojnë të hedhin një hap të rëndësishëm drejt objektivave të tyre në kompeticionet europiane.
Për këtë arsye, UEFA ka zgjedhur një ekip arbitral me eksperiencë duke i besuar drejtimin e ndeshjes gjyqtarëve shqiptarë.
Në qendër të fushës do të jetë Juxhin Xhaja një nga arbitrat më të vlerësuar shqiptarë në vitet e fundit i cili do të asistohet nga Arbër Zalla dhe Taulant Kasa ndërsa arbitër i katërt është caktuar Andi Koçi.
Edhe në teknologjinë VAR do të ketë përfaqësim shqiptar ku në dhomën e sistemit VAR do të jetë portugezi Tiago Lopes ndërsa në AVAR është caktuar arbitri shqiptar Albert Doda duke kompletuar kështu një ekip me nivel të lartë profesional.
Ky emërim përbën një tjetër vlerësim të rëndësishëm nga UEFA për arbitrimin shqiptar teksa në vitet e fundit gjyqtarët shqiptarë kanë mar gjithnjë e më shumë besim për të drejtuar sfida të rëndësishme në kompeticionet europiane falë paraqitjeve pozitive dhe standardeve të larta të treguara në ndeshjet ndërkombëtare.
Për Juxhin Xhajën kjo është një tjetër ndeshje prestigjioze në karrierën e tij duke konfirmuar statusin si një prej arbitrave më të rëndësishëm shqiptarë në arenën europiane.
Njëkohësisht emërimi i Arbër Zallës Taulant Kasës Andi Koçit dhe Albert Dodës dëshmon se arbitrimi shqiptar vazhdon të fitojë respekt dhe besueshmëri në sytë e UEFA-s.
Një tjetër delegim ndërkombëtar që rrit prestigjin e arbitrimit shqiptar dhe konfirmon se gjyqtarët kuqezi vijojnë të jenë pjesë e ndeshjeve të rëndësishme në skenën europiane.
Fatos LAMAJ


