Nga Fatos LAMAJ – UEFA i beson një tjetër sfidë arbitrave shqiptarë. Florjan Lata gjykon Jablonec-Varazdin. Asistentë Erind Burgu dhe Egin Doda, i katërt Ermis Çelaj

Lexo

- Reklamë -spot_img

Arbitrimi shqiptar vazhdon të jetë i përfaqësuar në arenën europiane teksa UEFA i ka besuar arbitrit Florjan Lata drejtimin e ndeshjes mes Jablonec të Çekisë dhe Varazdin të Kroacisë një tjetër përballje e rëndësishme në kuadër të kompeticioneve europiane.

Në qendër të fushës do të jetë Florjan Lata i cili do të udhëheqë ekipin arbitral shqiptar në këtë sfidë.

Në krah të tij do të jenë asistentët Erind Burgu dhe Egin Doda ndërsa detyrën e arbitrit të katërt do ta kryejë Ermis Çelaj.

Përzgjedhja e këtij ekipi arbitral është një tjetër dëshmi e besimit që UEFA vazhdon tu jap gjyqtarëve shqiptarë.

Në vitet e fundit arbitrat kuqezi kanë qenë gjithnjë e më të pranishëm në ndeshjet e kompeticioneve europiane duke fituar vlerësime për profesionalizmin përgatitjen dhe paraqitjet e tyre.

Sfida mes Jablonec dhe Varazdin pritet të jetë mjaft e luftuar pasi të dy klubet synojnë të hedhin një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre europian.

Për këtë arsye UEFA ka zgjedhur një ekip arbitrash me eksperiencë duke i besuar drejtësinë gjyqtarëve shqiptarë.Për Florjan Latën ky është një tjetër delegim prestigjioz në karrierën e tij ndërkombëtare ndërsa për Erind Burgun,Egin Dodën dhe Ermis Çelajn përfaqëson një tjetër mundësi për të konfirmuar nivelin e lartë të arbitrimit shqiptar në skenën europiane.

Ky emërim vjen si një tjetër sukses për arbitrimin shqiptar i cili vijon të rris prestigjin në arenën ndërkombëtare përmes delegimeve të rëndësishme nga UEFA.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img