FK Otrant Olympic Ulqin- Vllaznia 2-1
Formacioni i Vllaznisë: Jukaj, Pusi, Latifi, Dëumfour, Sokol Uldedaj, Bardhi, Marku, Qato, Kobiljar, Perez, Zouhoule. Trajner: Edi Martini

Ashtu siç ishte planifikuar më herët, pasditen e sotme është luajtur miqësorja FK Otrant Olympic të Ulqinit- Vllaznia. Takimi në fjalë është luajtur prej orës 18:00 në “Stadion Olympic”- Ulqin në prani të të tifozëve vendas por edhe shumë të tjerëve që kishin udhëtuar nga Shkodra për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës, Vllaznia.
Një miqësore kjo që i ka shërbyer të dyja skuadrave përkatëse, të cilat janë në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik të kategorisë Superiore.
E gjithë ndeshja është mbyllur me rezultatin 2 me 1 në favor të ekipit ulqinak. 45 minutat e pjesës së parë u fituan nga Otrant, ndërkohë që më të dytën janë kuqeblutë mysafirë nga Shkodra që barazojnë rezultatin në 1 me 1 me autor Muratajn.
Barazimi qëndoi në fuqi për shumë minuta dulke krijuar përshtypjen e mbylljes së gjithë ndeshjes me rezultatin 1 me 1, por në minutat e fundit të krejt takimit, një hezitim në prapavijën kuqeblu i je mundësi ulqinakëve ta fitojnë ndeshjen me rezultatin 2 me 1.
Jukaj, Pusi, Latifi, Dëumfour, Sokol Uldedaj, Bardhi, Marku, Qato, Kobiljar, Perez, Zouhoule, ishte formacioni i parë me të cilët trajneri Edi Martini e nisi takimin duke pasur si qëllim kryesor testimin e lojtarëve të rinj të ardhur në merkaton verore.
Në 45 minutat e dyta, u aktivizuan edhe futbollistë të tjerë titullarë, mes të cilëve edhe Murataj, i cili edhe autori i të vetmit gol për ekipin e Vllaznisë.
Kjo ishte miqësorja e parë e Vllaznisë në minifazën përgatitore pas mbylljes së aventurës europiane, ndërkohë që deri në startin e kampionatit do të luhen edhe 4-5 miqësore të tjera, ku e radhës do të jetë ajo kundra Laçit të rikthyer në Superiore, takim i cili është planifikuar për të mërkurën e ardhshme.


