Thursday, November 27, 2025

Derbi shqiptar i Conference League. Drita e Gjilanit-Shkëndija e Tetovës, sot, ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Flasin trajnerët Ramadani-Beqiri

Lexo

- Reklamë -spot_img

Një derbi shqiptar në Conference League. Drita e Gjilanit do të përballet me Shkëndijën e Tetovës, ndeshje që luhet sonte në mbrëmje, ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Një sfidë kjo e vlefshme për turin e katërt për fazën e ligës në Conference League, e cila vjen në prag të festave të nëntorit dhe që do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Trajnerët kundërshtarë, Zekirija Ramadani i Gjilanit dhe Jeton Beqiri i Shkëndisë, kanë folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, duke vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe duke theksuar se kjo do të jetë ndeshja më e vështirë në arenën ndërkombëtare.

Zekirija Ramadani(Trajner i Gjilanit):

“Kemi presion. Luajmë para tifozëve tonë. Është ndeshja më e vështirë që e kemi pasur në arenën ndërkombëtare. Patjetër që besoj te ekipi, është mirë që i gjithë grupi është në dispozicion, përveç Mesas, që do të mungojë edhe një kohë të gjatë.

Vijmë nga një fitore në Dublin, atje ku shkuam me shumë mungesa, pa katër sulmues. Morëm rezultat pozitiv, por do të jetë më vështirë se në Dublin.

Kam besimin tek ekipi im duke u bazuar te stërvitjet që kemi bërë. E kemi bërë analizën, i kemi shpërndarë gjitha informatat, ekipi nesër do të jetë super i motivuar”.

Jeton Beqiri(Trajner i Shkëndisë së Tetovës):

“Përgatitemi si për çdo ndeshje tjetër, duke analizuar dhe respektuar maksimalisht kundërshtarin edhe pse realisht bëhet fjalë për një ndeshje vërtetë historike.

Si për mua ashtu edhe për futbollistët kjo ndeshje paraqet një festë futbolli dhe besoj një spektakël i garantuar si në fushë dhe në tribuna.

Mesazhi im për këtë ndeshje është: ta shijojmë së bashku këtë ndeshje si shqiptar dhe vëllezër të vërtetë, le të fitojë më i miri dhe ai ekip që do ketë më shumë fat sportiv”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img